Malawi është një vend pa dalje në det në rajonin juglindor të kontinentit afrikan. Me një popullsi prej 16 milionë banorësh, ai konsiderohet nga të gjithë indekset ndërkombëtare si vendi më i varfër në botë me një GDP 226 dollarë për frymë.
Si është të jesh njeriu më i pasur në vendin më të varfër të planetit? Shepherd Bushirin, një televangjelist, pronar mediash dhe pronar tokash bujqësore. Profeti i vetëshpallur vlerësohet të ketë një vlerë neto prej 150 milionë dollarësh, në një kohë kur bashkatdhetarët e tij do të duhej të jetonin gati 6 milionë vjet për të fituar atë sasi parash.
Pasi bleu avionin e tretë një “Gulf Stream III” me vlerë 37 milionë dollarë më 6 janar, ai tha për shtypin: “Unë jam një njeri i Zotit. Besoj se duhet të jetoj duke dhënë shembull. Unë mësoj fjalën që forcon besimin e të gjithëve. Unë mund t’i bëj të gjitha gjërat me anë të Krishtit që më forcon…”