Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Njeriu që dorëzoi në Hagë Millosheviçin, 16 vjet nga vrasjes e Zoran Gjingjiç

13:48 / March 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zoran gjingjic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak para orës 13.00 të 12 marsit 2003 anëtarë në atë kohë të Njësisë së Operacioneve të Serbisë dhe kriminelë të njohur organizuan vrasjen e kryeministrit të asaj kohe, Zoran Gjingjic, vetëm dy vite pasi ai kishte marrë detyrën pas rrëzimit të Slobodan Bilosevic dhe zgjedhjeve që pasuan.

Ekzekutorët e tij janë pas hekurave, por një motiv politik pas vrasjes dhe “koka” pas porosisë është ende e panjohur.

Në këtë përvjetor të 16-të të vrasjes së politikanit zhvillohen homazhe në parkingun e godinës së qeverisë, ku dhe ndodhi atentati, por ndërkohë në valën e protestave që ka përfshirë Beogradi janë parë dhe pankarta me foton e tij.

Gjingjiç ishte lideri i Partisë Demokratike, dhe kryetari i parë bashkie jokomunist i Beogradit që nga lufta e Dytë Botërore. Ai do të mbahet mend si politikani që bashkoi 18 parti të vogla opozitare në një front të vetëm, atë të Opozitës Demokratike të Serbisë, me të vetmin qëllim, përmbysjen e regjimit të Millosheviçit.

Pas demonstratave masive në rrugë, partia e tij arriti të ketë kandidatin fitues në zgjedhjet presidenciale kundër Millosheviçit në shtator të vitit 2000, dhe më pas triumfoi tre muaj më vonë në zgjedhjet e përgjithshme. Nga Parlamenti i ri Gjingjiç u zgjodh si kryeministër më 25 janar 2001.

Pas vrasjes së tij, koalicioni opozitar shumë shpejt nisi të ndahet për shkak të interesave partiake apo indivuduale. Pasardhësit e tij nuk kishin influencë të mjaftueshme politike për të mbajtur grupit të bashkuar dhe nëntë vite më vonë DS humbi zgjidhjet.

Gjingjiç, në atë kohë 50 vjeç, ishte një politikan proeuropian që përmirësoi bashkëpunimin e Beogradit me Gjykatën e Krimeve të Rënda në Hagë,duke dorëzuar një sërë ish politikanësh, policë e zyrtarë ushtarake, përfshi dhe Millosheviçin.

hage Milloshevici tirana Zoran Gjingjiç
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.