TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Pas një konflikti familjar, vëllezërit përplasin me makinë burrin e motrës

11:34 / March 31, 2023

VIDEO/ “Një kënd lojërash për moshën e tretë”, befason kryebashkiaku i Kamzës, Suli: Të lozin

11:18 / March 31, 2023

Ligji për dosjet, Taulant Balla: Dy propozime, synojmë ta miratojmë deri në fund të korrikut

11:02 / March 31, 2023

Shqipëri-Bullgari marrëveshje për njohjen e pensioneve, Rama: Një sukses për shqiptarët

10:56 / March 31, 2023

Lidhjet ruse të Kryemadhit, Taulant Balla: Kanë dalë aksionerët, janë në listën e zezë të SHBA-së

10:49 / March 31, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
OPED

Njeriu që e ndau opozitën në shtatë copa

20:50 / March 16, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Mero Baze

Vendimi i KAS për të regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhje, i jep fund përpjekjeve të Berishës për të minuar vendimin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, përmes Komisionerit të zgjedhjeve dhe krijon një realitet të ri opozitar në zgjedhje.  

Opozita hyn në këto zgjedhje e ndarë në dy kampe kryesore, pro dhe kundër Berishës dhe brenda këtyre dy kampeve dhe me nënndarjet e tyre të cilat po ashtu janë pasoja të betejës së Berishës me individë brenda opozitës.  

Në një anë është Partia Demokratike e drejtuar nga Alibej dhe koalicioni i partisë së Dashamir Shehit me Bindjen Demokratike të cilët janë kampi antiberishë i opozitës. Të dy këto opozita duket se janë të hapur atë bashkëpunojnë gjatë rrugës me njëra tjetrën duke mbështetur kandidatët e njëra tjetrës, por nuk janë ende në një koalicion elektoral.  

Në krahun tjetër është blloku i Ilir Metës me Sali Berishën i cili ka bërë gati dy koalicione. Koalicioni i parë është ai i Metës me Berishën dhe Nard Ndokën, në të cilin do të regjistrohen dhe kandidatët e Foltores në primare. Lista e këshilltarëve bashkiakë që është e detyrueshme të jetë vetëm një, do të ndahet mes Berishës dhe Metës në raportet 70 me 30 për qind.  

Koalicioni i dytë i atashuar me këta, përbëhet nga tre parti të vogla, të cilëve Berisha u ka dhënë hua deputetët të regjistrohen, të cilët do shërbejnë vetëm për të futur Berisha këshilltarë bashkiakë nga partia e tij, që do ti mbeten jashtë për shkak të koalicionit me Metën.  

Të dy këto koalicione praktikisht janë një, por janë ndarë për arsye taktike, ku njëri shërben për të mbështetur kandidatët e tjetri për këshilltarët bashkiak.  

Në krah të tyre por jo me ta, janë dy parti të tjerë, ajo e Agron Dukës dhe Fatmir Mediut, të cilët në të vërtetën janë ndarë po për shkak të Berishës, por jo si antiberishë. Ata thjeshtë e ndjenë të tepërt të marrin përsipër sërisht Berishën në siglën e tyre dhe me sa duket duan të provojnë veten jashtë tij. Mediu e bën këtë zemërthyer me shpresë se ky gjest do prek prokurorët e SPAK dhe do t’ia quajnë pozitive në gjyq, ndërsa Duka, thjesht të mos vdes bashkë me Berishën.  

Ky fragmentim i opozitës në katër blloqe dhe një fraksion brenda një blloku, plus dy parti te tjera,  është i gjithi produkt i Sali Berishës. Nëse Sali Berisha nuk do të ishte futur në lojë, Partia Demokratike do të ishte Një e vetme, dhe gjithë partitë e tjera do të ishin në aleancë me të.   

Për shkak të tij tani kemi aleancën Patozi Shehi, Partinë Demokratike të Shqipërisë, Aleancën Meta Berisha Ndoka, aleancën e partive historike të Ballit Kombëtar dhe liberalëve të Starovës dhe dy parti të lira atë Agrare dhe Republikane.  

Po për shkak të tij dy parti të reja ajo e Arlind Qorrit dhe  Nisma Thurja po dalin po ashtu më vete, duke mos gjetur veten as me antiberishët, as me luajalët e Berishës. 

Asnjëherë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri nuk kemi pasur një opozitë të përçarë dhe kaq të defrangmentizuar vetëm për shkak të një njeriu, përballë një shumice kompakte.  

Aq shumë është defragmentizuar opozita për shkak të Sali Berishës, sa në këto zgjedhje duket sikur nuk do votohet pro dhe kundër kandidatëve për bashki, por pro dhe kundër Berishës në çdo parti. 

Mero Baze njeriu opoziten
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

VIDEO/ “Një kënd lojërash për moshën e tretë”, befason kryebashkiaku i Kamzës, Suli: Të lozin

11:18 / March 31, 2023

Ligji për dosjet, Taulant Balla: Dy propozime, synojmë ta miratojmë deri në fund të korrikut

11:02 / March 31, 2023

Shqipëri-Bullgari marrëveshje për njohjen e pensioneve, Rama: Një sukses për shqiptarët

10:56 / March 31, 2023

Lidhjet ruse të Kryemadhit, Taulant Balla: Kanë dalë aksionerët, janë në listën e zezë të SHBA-së

10:49 / March 31, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

VIDEO/ “Një kënd lojërash për moshën e tretë”, befason kryebashkiaku i Kamzës, Suli: Të lozin

11:18 / March 31, 2023

Lidhjet ruse të Kryemadhit, Taulant Balla: Kanë dalë aksionerët, janë në listën e zezë të SHBA-së

10:49 / March 31, 2023

Burri vret gruan në Itali, viktima telefonoi djalin: Babai yt po më lëndon

10:41 / March 31, 2023

Kandidati i Alibeajt në Lezhë “sulmon” Berishën: Demokratët të mos ikin te streha provokuese e PL-së

10:32 / March 31, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Pas një konflikti familjar, vëllezërit përplasin me makinë burrin e motrës

11:34 / March 31, 2023

VIDEO/ “Një kënd lojërash për moshën e tretë”, befason kryebashkiaku i Kamzës, Suli: Të lozin

11:18 / March 31, 2023

Ligji për dosjet, Taulant Balla: Dy propozime, synojmë ta miratojmë deri në fund të korrikut

11:02 / March 31, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.