Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Njësia e re speciale nis punën me 50 të superkërkuar: Dosjet në Interpol

19:29 / September 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fasti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Struktura më e re e ngritur për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore “Fast” ka në dorë listën me 50 më të kërkuarit në rang kombëtar dhe ndërkombëtar ndërsa emrat e tyre janë shpërndarë dhe tek homologët europianë.

Burime pranë njësisë thanë se mes tyre janë emra të njohur për policinë si grabitësit e Rinasit, vëllezërit Klement dhe Eldi Cala.

“Lista tashmë u është bërë publike dhe agjencive homologe dhe ka mbërritur në duart e kspertëve të duhur. Ka filluar mbledhja e informacioneve që do të thotë përpara prezantimit të skuadrës në rrjetin “Fast”, ka filluar puna efektive për mbledhjen e të gjithë informacionit të nevojshëm për bërjen të mundur arrestimin e dhe vënien para drejtësisë të këtyre personave “, deklaroi zv.ministri Besfort Lamallari.

Lamallari tha për A2 se struktura e re nuk suprimon agjenci të tjera ligjzbatuese si Renea, ndërsa do të prezantohet të hënën në Poloni gjatë mbledhjes së asamblesë së “Enfast”.

“Çdo njësi në nivel europian ka një pikë kontakti 24 orë në 7 ditë të javës e cila përgjigjet për kërkesat që vijnë nga vende të ndryshme partnere që do të thotë se Shqipëria menjëherë sa të bëhet pjesë e rrjetit “Enfast” do të ketë përfitime, duke përfshirë dhe përdorimin e agjentëve të skuadrave të tjera homologe”, shtoi zv/ministri Lamallari.

Sipas zv.ministrit në agjenci ka dy komponentë. Njëri prej tyre, ai i inteligjencës merret kryesisht me shkëmbimin e informacioneve me ndërkombëtarët ndërsa tjetri, ai operativ, që vepron në terren. Në strukturë bëjnë pjesë dhe ushtarakë, të cilët janë trajnuar për t’iu përgjigjur goditjes së elementëve të rrezikshëm kriminalë.

dosje interpol
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.