Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Njësoj si opozita në Shqipëri, eurodeputetët të ndarë në qëndrimin e tyre

10:32 / February 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
khelam
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të tejkalohen ndasitë partiake për hir të negociatave është mesazhi i delegacionit të Parlamentit Europian në Tiranë. Kreu i këtij delegacioni Tunne Kelam thotë se të gjtha problemet mund të zgjidhen brenda Bashkimit Europian, duke theksuar se është dramatike ndasia politike në Shqipëri.

Kelam theksoi sërish se bojkoti i Parlamentit është një sinjal shumë i keq. “Nuk jemi dakord që bojkotimi i Parlamentit që do të krijonte probleme me legjislaturën e re, do të ishte gjëja e duhur për tu bërë. Kështu që u bëjmë thirrje të gjithë partive poltike e shoqërisë civle të ushtrojnë presion, trysni mbi aktorë të ndryshëm që të bashkohen me njëri-tjetrin. Nuk mund të gjesh dot një pretendim për të vonuar objektivin më të rëndësishëm kombëtar për shkak të ndasive që lidhen me interesa partiake”, tha Kelam.

Jemi kundër protestave të dhunshme tha Kelam, duke shtuar se duhet unitet politik, konensus kombëtar për të kaluar ndasitë partiake. “Kjo na shqetëson për më tepër. Dhe pse ne jemi përafqësues të partive të ndryshme politike jemi të bashkuar në qasjen tonë”, vijoi eurodeputeti.

Po në fakt edhe vetë delegacioni i PE ka qenë i ndarë në qëndrimet e tij dhe kjo u pa qartë në këtë konferencë. Teksa Kelam tha se situata politike ndikon në negociatat me Shqipërinë, Knut Fleckenstein, tha se do i kërkojë Këshillit që në qershor të japë dritën jeshile për Shqipërinë.

“Ne mbajmë në mendje datën 19 qershor, vendimi që do të marrë Këshilli në Bruksel. Më vjen keq që ajo që është quajtur djegia e mandatit, pra bojkoti nuk është mënyrë e përshtatshme për të zgjidhur problemet në vendin tuaj. Ne presim që deputetët e zgjedhur të bëjnë detyrën e tyre dhe të shkojnë në punë”, tha Fleckenstein.

Ndërsa Prada i kërkojë kryeministrit Rama të ftojë opozitë të dialogojnë. Eurodeputeti tjetër Ilhan Kyuchyuk, tha se Shqipëria ka një kryeministër tragjikisht shumë optimist. Ai kërkoi të mos bëhet presion ndaj protestes së studenteve apo familjeve te tyre. si dhe kërkoi të respektohet liria e shtypit.

negociatave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.