Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Njihuni me Arbër Gashin, deputetin shqiptar në parlamentin e Suedisë

14:20 / May 10, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arber gashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arbër Gashi, deputeti suedez me origjinë nga Drenica ishte i ftuari i radhës i kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”, në një bashkëbisedim për politikën dhe impaktin e saj në jetën publike.

I lindur në Suedi por me origjinë nga Drenica, Gashi përfaqëson Partinë Socialdemokrate në parlamentin suedez, aktualisht në opozitë.

Ai tregoi rrugëtimin e tij në politikën suedeze, që nisi në moshën 14-vjeçare kur vendosi të krijojë degën e kësaj partie në qytetin e vogël ku jetonte.

“As në imagjinatën time më të madhe nuk e kam besuar të isha deputet në parlamentin suedez”, tregon Gashi, i cili prej dy vitesh është deputet në parlamentin e Suedisë.

Nga ana e tij, kryeministri Rama bëri një analizë të jetës politike në Shqipëri, ndërsa me keqardhje u shpreh se shumë “sjellje” të politikës shqiptare janë adaptuar dhe nga parlamenti i Kosovës.

“Dikur parlamenti i Kosovës ishte model në aspektin e komunikimit mes palëve. Shqipëria e infektoi edhe Kosovën. Për mua, morën shembull nga Shqipëria dhe shkuan në një nivel tjetër. Ranë në të njëjtin batak. Sha njëri e sha tjetri, bjeri njërit e bjeri tjetrit. Politika normalisht është proces mësimi, por kam frikë se nuk është proces mësimi për shkak se shkon tanimë paralelisht me degradimin e komunikimit botërisht”, u shpreh Rama.

Ndërsa Partia Socialdemokrate në Suedi është aktualisht në opozitë, vlen për t’u përmendur se ka udhëhequr vendin për 26 vite rresht.

Gashi u shpreh se zgjedhjet janë të lira, të hapura dhe kush fiton mandatin, punon me përkushtim votuesi nuk ka arsye pse të votojë ndryshe.

Rama solli shembullin e Shqipërisë, ndërsa theksoi se: “Në parlamentin e Shqipërisë opozita ka folur më shumë se qeveria; në mediet e Shqipërisë opozita ka dalë më shumë se qeveria dhe në rrugët e Shqipërisë opozita ka shkatërruar më shumë se sa të gjithë vandalët e tjerë të mbledhur së bashku dhe kjo quhet autokraci”.

Ndërkohë kryeministri iu përgjigj interesimit të Gashit edhe mbi rolin që ka luajtur ish-kryeministri suedez, Göran Persson në formimin e tij politik.

Kryeministri theksoi se mendon se Persson është një nga njerëzit më të ditur që jetojnë sot mes politikanëve.

“Besoj se është një nga yjet e politikës europiane pa asnjë diskutim pas Luftës së Dytë Botërore. Një njeri me një spektër dije por përveç spektrit të dijes me një sensibilitet politik dhe kuriozitet intelektual të jashtëzakonshëm. E kam takuar për herë të parë kur erdhi në Shqipëri me disa miq që kanë bërë një investim shumë të bukur turistik në Tepelenë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se në dy raste të caktuara i ka marrë mendim për dy çështje dhe e ka dëgjuar me shumë vëmendje.

“I kam thënë se do e kisha ëndërr të bëja një libër me të. Nuk e di a do të realizohet, por është një pikë referimi për mua. Nëse kam një dilemë të caktuar kam dy tre njerëz që i pyes dhe ai është njëri prej tyre. Është i jashtëzakonshëm. Nuk ka sot statura të atilla, me gjithë respektin për politikanët që janë vërdallë. Është i jashtëzakonshëm”, tha Rama.

Kryeministri tregoi po ashtu edhe konstatimin e Persson mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit, i cili në fakt është më i lartë se sa pasqyrohet në shifra.

arber gashi deputet parlament shqiptar suedi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.