Prej pak ditësh ish modelja Diellza Kolgeci po shijon mëmësinë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën i ati Fisnik Rrugova nuk heziton ta postojë. Mesa duket nuk është nga ata prindër që nuk duan të shfaqin fytyrën e të porsalindurve.
Helena, siç ia kanë vënë emrin prindërit e saj ka veshur një bluzë me mbishkrimin “Unë e dua babin” dhe çorapet “Unë e dua mamin”. Diellza pati një lindje natyrale, dhe tashmë si ajo dhe vajza janë shumë mirë.

