Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Njihuni me vendin ku duhet të kesh hequr apendicitin për të jetuar

15:17 / January 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fshati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një qytezë e largët në Antarktidë është shumë mikpritëse për të gjithë, por për të jetuar aty ka vetëm një kusht: duhet të kesh hequr apendicitin.

Kjo vlen edhe për fëmijët që shkojnë për të jetuar në ishullin Villas Las Estrellas, një ishull i vogël, pjesë e kontinentit të ngrirë, ku në verë raportohet se jetojnë deri në 150 persona, ndërsa në dimër vetëm 80.

Qyteza, që është njëkohësisht edhe një bazë kërkimore, ndodhet në ishullin “King George” është zyrtarisht pjesë e territorit kilian në Antarktidë. Është vetëm një nga dy vendbanimet civile atje, ku njerëzit mund të jetojnë me muaj, ndoshta edhe me vite, sipas BBC.

Në shumicën e rasteve, banorët janë shkencëtarë ose personel ushtarak, por ata që vendosen atje për periudha të gjata, marrin edhe familjarët e tyre me vete.

Para se të zbarkojnë në ishull, të gjithë duhet të kenë kryer operacionin e thjeshtë.

Në qytet ka vetëm disa godina banimi, një pikë poste, një shkollë të vogël, një bankë dhe një dyqan për pajisje dhe ushqime të ndryshme.

Detyrimi për heqjen e apendicit vjen nga fakti që në ishull nuk ka spital, më i afërti është më shumë se 1000 kilometra larg, nga pika më veriore e ishullit. Si rrjedhojë, do të ishte fatale për këdo që do të kishte nevojë urgjente për operacion, që të shpëtonte.

Mundësitë e pakta për kujdes shëndetësor kanë bërë që banoret femra të ishullit të rekomandohen të mos mbeten shtatzënë gjatë qëndrimit aty.

Temperaturat në ishull arrijnë deri në -37 gradë celsius dhe për këtë në dimër, të gjithë qëndrojnë mbyllur nëpër shtëpi, pasi rrezikojnë të ngrijnë. Prandaj ishulli është më shumë i populluar gjatë verës, kur temperaturat arrijnë deri në -2 gradë Celsius.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas 36 vitesh, Hungaria hap dosjet e policisë sekrete të komunizmit

22:41 / November 4, 2026

Aksident ajror në Florida, helikopteri rrëzohet në det, një viktimë dhe dy të plagosur

22:01 / November 4, 2026

Obama pas fitores së demokratëve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

10:19 / November 4, 2026

Donald Trump: Lufta me Iranin ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit

10:00 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.