Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Njoftim i rëndësishëm për maturantët, ja datat kur do rihapet portali

22:42 / April 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maturantet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Procesi i plotësimit të Formularit A1/A1Z duhet të ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”. Përfaqësuesit e shkollës do të marrin kontaktet e maturantit/kandidatit për ta njoftuar më vonë për paraqitjen në shkollë për hedhjen e të dhënave shkollore të tre viteve të arsimit të mesëm.

Të gjithë maturantët, të cilët nuk kanë aplikuar me formularin A1/A1Z kanë mundësi të plotësojnë formularin online dhe datat janë publikuar, 27 deri në 31 maj të këtij viti. Njoftimi për rihapjen e portalit online të Maturës Shtetërore e-albania vjen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore e cila sqaron si më poshtë:

“Njoftohen të gjithë maturantët/ kandidatët që nuk kanë aplikuar me formularin A1/A1Z në portalin Matura Shtetërore 2019, se portali i Maturës Shtetërore online dhe Portali e-albania do të hapen për aplikime nga data 27 maj deri më 31 maj 2019, nga ora 09.00 deri në orën 16.00. Plotësimi online i formularit A1/A1Z, bëhet në shkollat ku maturantët/kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur”.

Ndërkohë njoftohet se nga data  7 deri në 24 qershor do të jepen provimet e Maturës Shtetërore 2019.

Në 7 qershor do jepet provimi i gjuhës së huaj, 12 qershor provimi në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, me 17 qershor provimi i Matematikës. Në udhëzimin e publikuar njoftohet se për të gjithë maturantët e vitit mësimor 2018-2019 provimi me zgjedhje do të mbahet në 24 qershor.

datat maturantet njoftim portali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.