Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar disa udhëzime të reja për të gjithë qytetarët që tashmë do të duhet që të udhëtojnë drejt aeroportit të Rinasit.
Me anë tënjë njoftimi, ARRSH ka bërë me dije se duke filluar nga data 1 Maj, qytetarët do të duhet që të përdorin vetëm një sens të lëvizjes për të shkuar në Rinas.
Ndër të tjera theksohet se për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.
Ndërsa mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.

“Në rrugën që të çon drejt Aeroportit të Rinasit, pas periudhës së Covid 19, është rritur edhe fluksi i fluturimeve, si pasojë edhe qarkullimi i mjeteve, duke sjellë probleme për udhëtarët për të kapur linjat e fluturimeve në orarin e caktuar.
⚠️Ndodhur në këtë situatë, duke filluar nga data 01.05.2022, me qëllim shmangien e vonesave për lëvizjen drejt aeroportit, si dhe rritjen e sigurisë rrugore, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur, që: Për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.
🚗Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.
🙏Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve për këtë ndryshim të qarkullimit”, thuhet në postimin e ARRSH.
