Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Njohja e Kosovës nga Spanja, të martën në Kongres

20:56 / June 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spanje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Propozimi i grupit parlamentar “Bashkë për Katalonjën” që i kërkon qeverisë spanjolle të njohë pavarësinë e Kosovës, pritet të kalojë për votim në Kongres të martën e ardhshme. Përpara votimit, nisma me karakter jo-ligjor pritet t’i nënshtrohet një debati parlamentar mes të zgjedhurve spanjollë.

Në dokumentin e depozituar në Kongres, deputetët nismëtarë, teksa rendisin arsyet pse duhet ndërmarë ky hap nga Spanja, theksojnë se njohja e Kosovës është jo vetëm një detyrim që lind nga rezolutat e Parlamentit Europian, por edhe mundësi që duhet krijuar për Prishtinën për të avancuar në rrugën e saj të integrimit në BE.

Refuzimi i Spanjës për ta njohur Kosovën si shtet sovran, sipas nismëtarëve të këtij propozimi, lë të hapur mundësinë për destabilitet në rajonin e Ballkanit. Sipas këtij grupimi “nuk është e pranueshme që shteti spanjoll ndan të njëjtën strategji si Rusia, Kina apo Bjellorusia për refuzimin e njohjes së Kosovës”, veçanërisht kur “Spanja tashmë ka marrëdhënie indirekte me Kosovën” dhe që nga Janari i kaluar “Qeveria është detyruar të njohë pasaportat kosovare dhe të liberalizojë vizat për qëndrimin në zonën Shengen“.

Spanja renditet në mesin e 5 vendeve anëtare të BE-së, krahas Greqisë, Qipros, Rumanisë dhe Sllovakisë që nuk e ka njohur deri më tani pavarësinë e Kosovës. Nëse kjo kërkesë e përfaqësuesve të Katalonjës do të marrë dritën jeshile, kjo do ta bëjë Spanjën vendin e 118 në botë që njeh Kosovën si shtet sovran.

Kosova njohja spanja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.