Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Njohja e patentave në Gjermani, Gonxhe zbulon përfitimet

15:12 / February 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
patente leje qarkullimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, i ftuar në emisionin “Breaking” ka folur për njohjen e patentave shqiptare në Gjermani.

Gonxhe tha se ka qenë një proces i vështirë dhe se ka dashur shumë vite për finalizimin e marrëveshjes.

“Ishte shumë e vështirë që Gjermania ta bënte këtë hap. Është vendi lider për sa i përket sigurisë së qarkullimit. Po mos të kishte qenë vizita nga afër në Shqipëri dhe transformimi në këtë sektor në vendin tonë, nuk do ndërmerrej një hap i tillë. Më parë as nuk mendohej të flitej me ta, madje dhe në 2011 refuzuan të vinin. Por kur rezistuam aq shumë dhe këmbëngulëm që të vinin këtu, dhe kur panë se sa mirë ishim, atëherë vendosën të ndryshonin mendim. Kemi rënë dakord për çdo verifikim, për të gjitha modalitetet. Më 11 ose 12 prill do të bëhet firmosja teknike për ta zbatuar. Patenta AM është për një lloj motoçiklete, që ka 300-400 në Shqipëri, është një gjë që nuk i duhet askujt pothuajse,” tha Gonxhe.

Por, sa para kursejnë shqiptarët me këtë?

“Një shqiptari do duhet të bënte një kurs zyrtar që t’i njihej gjuha, pastaj do të duhej të bënte kursin bazik për patentën e më pas të gjithë kategoritë me radhë. Për më tepër duhet t’i shkëpuste nga aktivitetet dhe punët e tyre. Shqiptarëve do u kushtonte 2300-7500 euro,” tha Gonxhe.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthimi në Elbasan, gjendet nën rrënojat e pallatit viktima e dytë

08:38 / November 5, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.