Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Njohja e patentave shqiptare në Itali, ambasada sqaron: Marrëveshja ka hyrë në fuqi më 12 korrik, por po zgjidhen ende disa probleme teknike

16:31 / July 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Patenta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasada Italiane në vendin tonë ka reaguar në lidhje me çështjen e njohjes së patentave shqiptare në vendi fqinj. Me një postim në Twitter, Ambasada bën me dije se marrëveshja mbi patentat ka hyrë në fuqi që më 12 korrik, por thekson se është duke u punuar për të zgjidhur disa probleme teknike.

“Lidhur me Marrëveshjen mbi patentat, e cila ka hyrë në fuqi më 12 korrik, ju informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqesin sa më shpejt kërkesë për konvertimin e patentave të tyre”, thuhet në postimin e Ambasadës Italiane në Twitter.

Marrëveshja për njohjen reciproke të patentave  në Itali u konkretizua më 11 mars dhe do të jetë e vlefshme për 5 vite dhe në përfundim të këtij afati palët kanë të drejtë të ulen në diskutime për të vijuar me rinovimin e kësaj marrëveshjeje në mënyrë që të mos ndodhë ndërprerje qoftë edhe e përkohshme në konvertimin e lejeve të drejtimit.

Si pasojë e kësaj marrëveshje, tashmë të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë marrë një leje drejtimi në Shqipëri do të kryejnë konvertimin, pa pasur nevojë për prova teorike dhe praktike, përveçse në situata të veçanta, në të cilat është e nevojshme një provë praktike drejtimi.

Kjo marrëveshje u arrit pas një vizite të Ramës në Itali, ku u kërkoi autoriteteve italiane zgjidhjen përfundimtare për njohjen e patentave shqiptare në Itali.

marrëveshja njohja patentave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.