Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Njohja e pensioneve me Italinë, pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë  

12:02 / April 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pensione
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen e radhës, Këshilli i Ministrave ka propozuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore.

Kërkesa për ratifikim vjen pas dy muajsh nga marrëveshja e nënshkruar midis ministrit të jashtëm italian Antonio Tajani dhe ministrit shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, për njohjen reciproke të kontributeve.

Kjo marrëveshje parashikon mbulimin e pensioneve të pleqërisë, sigurimet për përfitimet nga sëmundjet dhe papunësinë, për shqiptarët që jetojnë në Itali dhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontributet e tyre këtu.

Janë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë emigrantë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj, që pritet të përfitojnë nga njohja e sistemit të pensioneve mes dy shteteve. Për përfitimin e pensionit në Shqipëri duhen dy kritere, 15 vite punë dhe mosha mbi 65 vjeç, ndërsa për marrjen e pensionit në Itali duhen 20 vite punë dhe mosha mbi 67 vjeç.

Marrëveshja synon bashkimin e viteve të punës që emigranti ka pasur në Shqipëri dhe ato kur filloi të punojë në Itali. Një emigrant që ka 10 vite pune në Itali dhe 15 vite pune në Shqipëri do të përfitojë pension në të dyja vendet, për aq vite sa ka kontribuar.

Në rastet kur nuk plotësohet pragu kontributiv në njërin shtet, qytetarët do të përfitojnë vetëm pensionin në atë shtet ku plotësojnë kriterin apo kushtin e vjetërsisë në punë. Marrëveshja nuk ka efekt prapaveprues, kjo nënkupton se ata të cilët janë aktualisht në pension nuk do të përfitojnë nga skema.

Pas miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë, marrëveshja duhet të kalojë për miratim edhe në Parlamentin Italian, përkatësisht në Senat dhe Dhomën e Deputetëve.

parlament pensione
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.