Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Njohja e targave RKS nga Serbia, Kurti: Manovër e një pushteti jodemokratik

13:06 / January 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Albin Kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se vendimi për heqjen e letrave ngjitëse nga targat e Serbisë mund të ndryshojë nëse ndryshon qasja apo sjellja e autoriteteve serbe për lëvizjen e lirë të automjeteve me targa RKS. Ai shton se veprimi i Serbisë për njohjen e targave RKS duhet të lexohet si manovër e një pushteti jodemokratik për mbijetesë vetjake.

“Në rast se Policia e Kosovës ndërkohë pranon raportime nga terreni për ndryshim të qasjes a sjelljes nga autoritetet e Serbisë për lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve me targa të Republikës së Kosovës në territorin e Serbisë, apo pengimin e lëvizjes së lirë në çfarëdo forme, ne do të njoftohemi me kohë dhe do të veprojmë”, ka shkruar ai në Facebook. Kurti është shprehur se njohjen e targave RKS Serbia po përdor për të mbuluar refuzimin zyrtar të Marrëveshjes së Brukselit dhe për ta ulur presionin nga Perëndimi për zgjedhjet e manipuluara në Serbi.

“Çështja e targave në Kosovë në shtator të vitit 2021, përdorej për të kërcënuar Kosovën e rajonin edhe përmes aeroplanëve rusë Mig-29 të ngritur në qiell përreth kufirit dhe duke tentuar destabilizim në veri të vendit veçanërisht nëpërmjet 16 barrikadave të cilat ishin ngritur rrugëve të katër komunave veriore për tri javë rresht në dhjetorin e vitit 2022. Kurse në dhjetorin e vitit që porsa lamë pas 2023, ky vetëdiciplinim i Serbisë përdoret për të ulur presionin nga perëndimi demokratik (Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar) mbi Serbinë për zgjedhjet e manipuluara e jodemokratike, por edhe për të mbuluar refuzimin zyrtar të Marrëveshjes Bazike të Brukselit që i ka bërë letra e Kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq drejtuar Këshillit të BE-së me 13 dhjetor, e për të maskuar përgjegjësinë e tyre lidhur me sulmin terrorist e kriminal në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023”, ka shkruar ai.

Albin Kurti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

22:52 / July 21, 2026

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA të përdorë bazat e saj

22:30 / July 21, 2026

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar

22:09 / July 21, 2026

Paralajmërimi i Trump: SHBA do të godasë shumë shpejt zonën pranë Malit të Kazmës në Iran

21:44 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.