Stresi dhe Noizy i dhanë fund armiqësisë disavjeçare mes tyre rreth dy vite më parë.
Ata vendosën t’i sheshonin konfliktet mes tyre. Mirëpo, një lëvizje e papritur ka ndodhur mes tyre.
Dy artistët nuk ndiqen më në Instagram. Sakaq ata kanë fshirë dhe videon e një pjesë të këngës së tyre më të re që pritej të publikohej shumë shpejt. Nuk dihet ende nëse ka ndodhur ndonjë keqkuptim mes dy reperave apo e gjitha kjo është një lëvizje për të tërhequr vëmendjen për projektin e tyre të ri.