Flamur Noka, një nga emrat e parë që doli kundër vendimit individual të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar, ka reaguar sërish në rrjetet sociale.
Deputeti Flamur Noka teksa, ka publikuar vargjet e një poezie të Kiço Spiriti “Ku ta dija unë i mjeri”, nënkupton se armikun e kishin pasur brenda vetes së tyre, duke ju referuar kryedemokratit Lulzim Basha.
“Mora pushkën dola n’mal, Të luftoja për atdhe.., Ku ta dija unë i gjori.., Se armiku ishim …Ne……”- janë vargjet e publikuara nga Noka.
Kujtojmë se pas përjashtimit të Berishës nga PD-ja në media u raportua se, Flamur Noka ka tentuar të qëllojë me grusht Bashën, por që më pas vetë ai e mohoi një gjë të tillë.
