Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Noka me shqiptarët në Parma: Votoni të çlirojmë Shqipërinë nga regjimi

16:47 / February 22, 20251 Min Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
khgjkghjkhgjkjhgkhgjk 770x422 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka mori pjesë në takimin e sotëm të PD me shqiptarët në Parma, Itali. Ai ka përcjellë mesazhin e mobilizimit për zgjedhjet e 11 majit. Për të ky është një moment si historik, duke theksuar se vota e shqiptarëve do të jetë vendimtare për largimin e qeverisë aktuale, të cilën ai e quajti një nga më të korruptuarat dhe më të inkriminuarat në Evropë.

”Jemi vetëm 2 muaj e gjysmë larg ditës kur do ta çlirojmë Shqipërinë nga ky regjim. Ky është një detyrim para kombit, para të rinjve, familjarëve, pensionistëve dhe të gjithë shqiptarëve të larguar nga vendi. Ne si PD dhe si opozitë kemi një mision dhe do ta realizojmë së bashku”,-tha Noka.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve të marrin pjesë masivisht në zgjedhje, duke e cilësuar votën si jetike për ndryshimin politik të vendit. ”Shqiptarët kudo në botë janë bashkuar rreth Partisë Demokratike dhe Sali Berishës. Ora e ndryshimit po troket dhe ju jeni ata që do ta mundësoni me votën tuaj”,-shtoi ai. Noka apeloi që të mos neglizhohet regjistrimi për të votuar, duke theksuar se vota është shpresa e Shqipërisë.

noka PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

E rëndë në Gjipe/ Turisti gjerman goditet nga helika e skafit

15:55 / June 15, 2025

Nesër samiti i SEECP në Tiranë, Begaj do të presë krerët e shteteve të procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

13:14 / June 15, 2025

Partia e Lirisë: Shqipëria, e fundit në rajon për infrastrukturë

12:55 / June 15, 2025

Rama poston video nga plazhi i Darëzezës

17:54 / June 14, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.