Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Noka rrëfen ‘prapaskenat’ me Bashën gjatë zgjedhjeve të 2021: “Mu lut një javë”

22:35 / January 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Flamur Noka Lulzim Basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Flamur Noka ka treguar bisedimet në “prapaskenë” me ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha. Gjatë një interviste televizive, Noka tha se ka refuzuar të plotësojë formularin për të qenë deputet në zgjedhjet e 2021-it, pasi e shihte veten të tradhtuar nga Basha.

Sipas tij, Basha i është lutur një javë që të plotësojnë formularin, por më vonë ka pranuar pas kërkesës së bërë nga Sali Berisha. Noka pranon gjithashtu se ishte pro djegies së mandatve, por kundër bojkotit të zgjedhjeve lokale në 2017-ën.

“Mund të jem i vetmi deputet që kam refuzuar formularin për të qenë deputet në 2021, nuk pranoja të isha deputet i tij dhe të isha bashkëpunëtor i tij (Bashës). Pranova vetëm kur ma kërkoi Berisha. E shihja veten që ishim të shitur, të tradhtuar dhe vetëm demokratëve nuk po u shërbenim dhe nuk po punonim për ta. Për të mos dëmtuar PD dhe demokratët dhe kauzën e tyre unë nuk kam folur kurrë publikisht në atë kohë, por unë i kam thënë që nuk pranoj të jem kandidat për deputet, unë punoj kudo si drejtues politik në çdo zonë në Shqipëri se kam detyrë, por t’i nuk bëhesh se ti nuk do dhe a je peng apo ke arsye të tjera i di ti. Ka dhe dëshmitarë. Basha më është lutur një javë që të firmosja formularin e kandidimit. Kohezioni brenda një force politike në fushatë është jetësor. Nuk është rastësi që dola në 9 shtator në krah të Berishës. Unë kam mbështetur PD dhe do ta mbështes sa të jem gjallë si individ, sepse gjithë jetën politike e kam të lidhur me këtë forcë politike që në dhjetor të ’90-ës e nuk i ndahem kurrë. Jam institucional nga natyra dhe kam mbështetur çdo drejtues. Me Sali Berishën kam pasur tjetër marrëdhënie. Kjo nuk do të thotë që kam patur debate dhe dyshime për qëndrime të caktuara. Isha për djegien e mandatave se po na zhbënte në Kuvend, Rama. Unë kam qenë kundër bojkotit të zgjedhjeve lokale. Ne nuk mund të bojkotit dhe ishte vendim individual i tij. Dhe kam bërë debate të gjata”, u shpreh Noka.

Flamur Noka Lulzim Basha Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.