Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

22:41 / December 23, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
noka dhe salianji
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Studio24” ka folur në lidhje me aktualitetin politik në vend, duke u ndalur edhe te zhvillimet brenda opozitës.

I pyetur në lidhje me veprimtarinë e Ervin Salianjit, Noka u shpreh se ai nuk është më anëtar i Kryesisë apo ndonjë strukture tjetër të PD.

Sipas tij, Salianji është vetëpërjashtuar pasi, sipas tij, është takuar me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen për të organizuar aktivitetin e Elbasanit.

Ai shtoi se kjo është “vijë e kuqe” e PD-së dhe se përbën aktin e vetëpërjashtimit nga partia.

Noka: Unë flas për PD, zotëria nuk është as anëtar i Kryesisë as i ndonjë strukture të PD. Që kur vetëpërjashtoi veten nuk është më, që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen për të organizuar aktivitetin e Elbasanit, kaloi vijën e kuqe të kësaj partie dhe nuk ka lidhje më. Është vetëpërjashtuar, PD ka një vijë të kuqe. Marrëveshje me krimin e organizuar dhe mafian, ne aty e kemi vijë të kuqe dhe e kemi me statut. Kush e kalon atë vijë vetëpërjashtohet dhe kjo është histori e mbyllur.

Flamur Noka PD Salianji sulm veteperjashtim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.