Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Noka: Veliaj duhet të ishte para drejtësisë, por sot është ende kryetar bashkie

21:47 / July 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flamur noka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka folur për aferën e incineratorëve, duke e cilësuar si megaskandalin e viteve të fundit. Në një intervistë për RTV Ora, Noka lëshoi akuza të forta duke thënë se urdhrin për arrestimin e Lefter Kokës, dhe Alqi Bllakos e ka dhënë Edi Rama për të mbrojtur veten dhe Erion Veliajn.

Flamur Noka: Reforma në drejtësi ishte një zhgënjim total për të gjithë shqiptarët. Megaskandali i këtyre viteve janë incineratorët. Edi Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj dhe të tjerët janë ideatorët dhe realizusit e kësaj megaafere. Sot kemi të arrestuar Kokën e Bllakon. Urdhrin për arrestimin e tyre e ka dhënë Edi Rama sepse donte të mbronte veten, Erion Veliajn, Arben Ahmetajn dhe gjithë ideatorin. E përdori Lefterin për të fituar zgjedhjet në Durrës, për të afruar Nasip Naçon, e përdori për incineratorët dhe në fund viktimë ra Koka me Bllakon.

Pa u përballur me drejtësinë ideusit, realizuesit e skemës kriminale he korruptive të incineratorëve të gjithë koncensioneve nuk mund të ketë reformë në drejtësi të suksesshme. Drejtësia është e kapur nga Rama. Nuk mundet të ketë drejtësi në një vend ku një plakë që mbledh kanoçe del  aksionere dhe del me një biznes disa miliona eurosh dhe ai s’di gjë fare. Nuk mundet që dy pleq të dalin fitues të miliona eurove dhe ata s’dinë asgjë. Një skemë mafioze e kurdisur, funksionoi për të vjelë taksat e shqiptarëve dhe drejtësia mbyll sytë.

Më tej ai tha se Erion Veliaj tani duhet të ishte para drejtësisë dhe jo duke drejtuar Bashkinë e Tiranës.

Flamur Noka: SPAK po të ishte një organ i drejtësisë së pavarur sot Erion Veliaj do të ishte para drejtësisë. Kemi një mafioz i cili u arrestua dhe u hetua në Itali që bëri marrëveshje me Erion Veliaj. Po ta  kisha bërë unë këtë marrëveshje, të jeni të sigurt që do ishin çuar, Edi Rama, Erion Veliaj, madje e gjithë PS duke më akuzuar kriminel e hajdut. Erion Veliaj sot vazhdon kryetar bashkie. Na del që incinerator i Tiranës nuk ekziston. Por asgjë nuk ndodh sepse SPAK dhe drejtësia nuk janë asgjë më shumë se vegla në dorën e qeverisë.

Erion Veliaj Flamur Noka inceneratoret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.