Kreu i PD-së Lulzim Basha është pyetur gjatë konferencës për mediat lidhur me “fatin” e Sali Berishës si deputet, duke qenë se është shpallur non grata nga SHBA dhe një gjë të tillë Basha e kërkoi për Tom Doshin në zgjedhjet e 25 prillit.
Kreu i PD tha se nuk tenton ti shmangiet pyetjes, por nuk dëshiron të largohet vëmendja nga raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.
“Jemi krenar për ligjin për dekriminalizmin, ne nuk harrojmë që detyruam maxhorancën në vitin 2015 të pranonte plagën e rëndë të kriminalizimit të politikës përmes futjes së personave me rekorde të tmerrshme kriminale si deputet, si kryetar bashkish e drejtues të lartë politik të PS në struktura partiake e shtetërore të kësaj partie. Kriminializmi i politikës është kthyer kult, vepër e mirëmenduar e Ramës. Beteja jonë për dekriminalizimin do të vazhdojë me gjithë fuqinë. Nuk kam për të komentuar asnjë çështje jashtë këtij raporti, sepse besoj me të drejtë mendoj unë, që çdo shmangie e vëmendjes nga raporti nuk i shërben interesit publik”, tha Basha.
