Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Nora dhe Tuna lënë pas hatërmbetjet, dy këngëtaret bëhen bashkë!

18:26 / November 24, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nora dhe tuna
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy ish-kunatat më të përfolura të medias rozë, Tuna Sejdiu dhe Nora Istrefi, duket se tashmë janë bërë mike të pandara dhe kanë udhëtuar bashkë drejt Italisë.

Kanë qenë vetë këngëtaret të cilat përmes disa postimeve në rrjetet sociale krah njëra-tjetrës, kanë treguar se po kalojnë disa ditë pushimi së bashku.

“Sot masi u perlajtem e u pajtum, e u pajtum, e u perlajtem se kush pe qet qajin, e pi shtin ent n’maqin u pajtum… qe asnjona HIQ!”, ka shkruar Tuna krahas një foto me Norën.

nora istrefi tuna 1

Po ashtu, edhe Nora ka publikuar në Instastory një video, teksa duket Tuna duke hipur në makinë.

nora

Artistet janë komentuar jo pak për raportet jo të mira mes tyre, që pas martesës së Tunës me ish-kunatin e Norës, Patris Berisha.

KRIZA MES ÇIFTEVE

Lajmet se këngëtaret Tuna Sejdiu dhe Nora Istrefi nuk shkonin mirë janë komentuar dhe nga ish-bashkëshorti i Norës, Robert Berisha. Dyshimet nisën pas ditëlindjes së parë të Tianit, djalit të Tunës dhe Patrisit.

Në festën e madhe që ata organizuan për djalin, ra në sy mungesa e xhaxhait të tij, Robertit, por edhe Norës. Mediat ngritën pyetjen: “Pse mungoi Robert Berisha dhe Nora Istrefi në këtë festë familjare?”, së cilës Roberti iu përgjigj me diplomaci ato ditë, se ata kishin qenë në një udhëtim për koncert.

Por, mesa duket, kjo nuk ka qenë arsyeja e vërtetë e mungesës së tyre. Përgjigjen pyetjes e dha dje Roberti te “Rudina”. Edhe pse u mundua ta justifikonte sërish mungesën e tij dhe të Norës në ditëlindjen e parë të nipit, ai vendosi të flasë më në fund.

Pasi Rudina e pyeti nëse takohen me Tunën, Roberti mohoi, por me një përgjigje që nuk pritej: “Me Tunën jo dhe as nuk dua të takohem më!”, tha Roberti në formë të prerë.

Sipas tij, “Nora nuk ka pasur kurrë probleme me personazhe të showbiz për të gjitha vitet e karrierës së saj. Ajo ka shkuar gjithmonë mirë me të gjithë, në 15 vite karrierë dhe madje ka shumë fansa. Tuna, nga ana tjetër, ka probleme me të gjithë. Tuna ka probleme me të gjithë, të gjithë janë gabim, vetëm ajo është në rregull… I kërkoj shumë falje Patrisit, por për të dhe për Tianin, edhe jetën e jap! Më vjen keq që i mungova në ditëlindjen e Tianit dhe po ashtu më vjen keq që do t’i mungoj në të gjitha ditëlindjet që do të vijnë…” tha Roberti, duke shtuar se do që pas këtij programi, të marrin fund një herë e mirë thashethemet. Ai, Patrisi dhe Tiani do të takohen gjithmonë, por Tuna nuk do të jetë. As Nora nëse është ajo…”, deklaroi Roberti asokohe.

Dy këngëtaret para se të ishin kunata, dikur kanë qenë shoqe të ngushta, por miqësia e tyre u prish, kur Nora u bë e dashura dhe gruaja e Robert Berishës, ndërsa Tuna, gruaja e ish-burrit, Rilind Reka.  Distanca e tyre vazhdoi gjatë deri kur Tuna nisi të shoqërohej me ish-kunatin e Norës tashmë, Patris Berishën.

E nuk zgjati shumë kjo miqësi, pasi mediat e Kosovës folën për sherr kunatash në showbiz. Nora dhe Tuna papritur nuk e ndiqnin më njëra-tjetrën në “Instagram”, ndërkohë që nuk dihet arsyeja e këtij konflikti të përfolur mes tyre, i cili tashmë duket se nuk është më.

Nora Istrefi pajtim tuna
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.