Këngëtarja e njohur nga Kosova, Nora Istrefi ka një lajm të mirë për fansat e saj. Ajo ka njoftuar se do të publikojë së shpejti një projekt të ri duke i gëzuar pafund fansat e saj. Artistja kishte pak kohë që ishte tërhequr nga muzika dhe ky rikthim i lumturon të gjithë.
Kënga që pritet të publikohet nga Nora do të titullohet “Më mungon”. Ende nuk është njoftuar një datë konkrete se kur do të publikohet, por e sigurt është që kënga ka për t’u kthyer në hit pasi Nora Istrefi nuk zhgënjen asnjëherë me lançimet e saj. publikimi.
Gjithashtu nuk e dimë akoma nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim apo jo. Kujtojmë që kënga më e fundit nga Nora Istrefi ishte dueti me Gjikon dhe Melinda Ademin që u publikua verën e vitit që lamë pas.
