Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Norman: Grupet kriminale s’goditen, të lidhur me politikën

23:07 / March 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambasadori 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë z.Duncan Norman është kthyer sërish në vendin tonë, por këtë herë jo për të shërbyer si diplomat, por si drejtues i një projekti që ka në fokus luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në një intervistë për mediat, Norman flet për Reformën në Drejtësi, për të cilën thotë se nuk është e përkryer, por po jep rezultatet e para.

“E di që Reforma në Drejtësi është larg së qenit perfekt, e di që është e ngadalshme dhe e dhimbshme, jo ajo që do donin të gjithë të ishte, por ka shenja se po funksionon. Mbretëria e Bashkuar do ta shfrytëzojë këtë fazë për ta çuar atë përpara. Ky rast është një nga ato shembuj, është një gjë e vogël në dukje për ta nisur, por nëse bashkarisht e shtyjmë në drejtimin e duhur mendoj se do ndodhin ndryshime reale”, tha ish ambasadori.

Ai shton se grupet kriminale në Shqipëri nuk goditen dhe kanë lidhje me politikën.

“Ne e dimë që grupet kriminale janë të vështira për t’u ndaluar apo kapur si nga agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri, por edhe në Angli. Kemi vështirësi për t’i kapur këto grupe, dhe një nga arsyet është se ata kanë mbështetje nga politika”.  

Norman komenton edhe luftën brenda Partisë Demokratike, ndërsa thekson se u takon shqiptarëve të vendosin se kush duhet të udhëhiqë partitë politike.
“Ajo që dua të them është se iu takon shqiptarëve të vendosin se kush duhet të udhëheqë partitë politike, Nga pikëpamja jonë,  liderët e cilësdo parti politike duhet të mbajnë sa më lartë standardet etike dhe profesionale. Duhet të jenë të aftë ta tregojnë përmes shembullit. Ajo që do të ndodhë me Partine Demokratike në të ardhmen vështirë te parashikohet. Unë nuk jam më ambasador, por dua të them se  ndërkombëtarët e kanë vështirë të punojnë me çdo figurë që nuk i ka ato standarde etike dhe profesionale. Dua te them se kjo nuk do të ndryshojë”, tha ai.

Ambasadori grupe kriminale poltika
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.