Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Normat e interesit drejt rritjes, paralajmërimi i shefave të bankave qendrore: Mund të sjellë krizë

17:29 / June 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zyhrde
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banka Qendrore Europiane dhe amerikane paralajmërojnë rritje të mëtejshme të normave të interesit. Vendimi i parë mund të merret në korrik, teksa drejtuesit thonë se presionet në tregje për paga dhe çmime të larta janë ende të forta

Drejtuesit e bankave qendrore në SHBA dhe Europë japin sinjale për rritje të mëtejshme të normave të interesit, nisur nga presionet në tregje për paga dhe çmime të larta.

Krerët e Rezervës Federale të SHBA-së, Bankës Qendrore Evropiane dhe Bankës së Anglisë paralajmëruan në një konferencë në Portugali, se mund të nevojiten më shumë veprime për të ulur inflacionin drejt objektivave rreth 2 për qind, por nga ana tjetër rritja e normave mund të shkaktojë recesion ose krizë financiare.

Rezerva Federale Amerikane mund të rrisë normat e interesit në takimin e ardhshëm në korrik, dhe mundësitë për këtë vendimmarrje janë shumë të larta.

Edhe investitorët presin që Bankat të rishikojnë politikën monetare disa herë në muajt e ardhshëm, veçanërisht pasi rritja ekonomike ka qenë e ngadaltë, tregjet e punës janë ende shumë të shtrënguara dhe pagat janë rritur me shpejtësi.

Inflacioni ka qenë në rënie në SHBA dhe në Eurozonë, por duke përjashtuar çmimet e energjisë dhe ushqimeve, rënia ka qenë shumë e ngadaltë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FOTO-LAJM: Protesta “studentore” me Flamur Nokën në krye

13:38 / October 24, 2026

Deputetët e PD-së ne krye, djegin tryezën e dialogut të kryeministrit Rama

12:57 / October 24, 2026

“Së shpejti masa për barazinë sociale”/ Rama: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

12:51 / October 24, 2026

“Do të dalin para drejtësisë”/ Ministri Demo për protestuesit e dhunshëm: Po përdorim teknologjinë për t’i identifikuar të gjithë

12:43 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.