Bebe Rexha nuk e harron asnjëherë vendlindjen e saj, madje ka deklaruar se i pëlqejnë recetat e kuzhinës shqiptare, duke provuar së fundmi dhe të bëjë byrek.
Mjaft nostalgjike së fundmi ajo ka postuar foto që i përkasin viteve ’90 kur ishte në një udhëtim në Shqipëri tek të afërmit e saj.
“Kthehem pas në kohë te kjo prerja e shkurtër e flokëve që e bëra kur isha në udhëtim në Shqipëri, tërhiqe për ta parë se sa të gjata i kisha flokët para se t’i shkurtoja”, ka shkruar ajo.
Në disa fotografi, ajo përmbledh kujtimet nga fëmijëria, me të ëmën dhe shoqërinë. Në disa të tjera shfaqet nëna e Bebe Rexhës duke gatuar ushqim në natyrë.
