Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor nuk kujdeset vetëm për shërbimet ndaj qytetarëve, por së fundmi ka ndërmarrë një nismë sa interesante dhe aq të bukur.
Bëhët fjalë për Koleksionin Shqiptar të mjeteve të vjetra si vit prodhimi, por që janë mjaft të bukura dhe nostalgjike. Ka qenë vetë DPSHTRR që ka bërë të ditur një nismë të tillë në rrjetet sociale.
“Tjetër risi nga DPSHTRR! Shumë shpejt gjithë të apasionuarit e koleksionuesit e mjeteve historike do kenë platformë enkas online! Koleksioni Shqiptar i mjeteve Auto & Moto RETRO për promovimin, formalizimin dhe mbështetjen e një trashëgimie deri sot pa status”, thotë institucioni.
