Nera, bashkëshortja e Sabri Fejzullahu është bërë disi nostalgjike këto ditë izolimi teksa ka postuar një foto me të shoqin 24 vite më parë.
Bëhet fjalë për një foto të vitit 1996, kur të dy ishin në Tiranë, në festivalin e RTSH-së.
“1996, tek teta Lili, Fest 1 RTSh”, ka shkruar Nera krah fotos ku shfaqet duke qeshur së bashku me bashkëshortin.
Dyshja ka treguar në dalje të ndryshme publike për historinë e tyre të dashurisë, e cila ka nisur shumë vite më parë, e sot i ka bërë gjyshër të nipërve dhe mbesave.

