Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nufi: Industria e mbrojtjes, prioritet strategjik. 40 mjete të prodhuara në Shqipëri tashmë pjesë e Forcave të Armatosura

13:58 / September 13, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ermal nufii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi e cilëson zhvillimin e industrisë së mbrojtjes si një prioritet strategjik për Shqipërinë.

Përmes një video-mesazhi, ai cilëson se vendi ka hyrë tashmë në një fazë të re, ku industria e mbrojtjes synon të rrisë sigurinë kombëtare, kapacitetet teknologjike dhe zhvillimin ekonomik.

“Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë dhe çdo hap që lidhet më të, mbetet përherë një lajm i mirë për vendin tonë. Përkundër fantazisë, trillimeve dhe akuzave politike të faktorëve që duan të ushqejnë veten dhe të mbijetojnë në rrugën që kanë humbur, sot asgjë nuk e ndal faktin se zhvillimi i industrisë së mbrojtjes është një prioritet strategjik për Shqipërinë, prioritet, i cili është në funksion të sigurisë kombëtare, ashtu edhe të angazhimeve tona si një vend anëtar i NATO-s. Shqipëria ka hyrë tashmë në një fazë të re, ku industria e mbrojtjes nuk e sheh më veten si një çështje e vetme sigurie, por si një mundësi strategjike për zhvillimin ekonomik, teknologjik dhe industrial të vendit”, u shpreh ministri Nufi.

Përmes kompanisë shtetërore KAYO, thotë më tej Nufi, po zhvillohen aktualisht 6 sipërmarrje të përbashkëta me kompani ndërkombëtare, ndërsa në inventarin e Forcave të Armatosura kanë hyrë 40 mjetet e para të prodhuara në Shqipëri.

“Nëse për shumë vite me radhë, kjo industri u trajtua si një trashëgimi “për t’u shkatërruar”, ne sot po e ndërtojmë dhe fuqizojmë atë me kapacitete drejt së ardhmes. Përmes kompanisë shtetërore KAYO, themeluar në vitin 2024, po ndërtojmë një partneritet me kompani lidere ndërkombëtare. Sot janë në zhvillim gjashtë sipërmarrje të përbashkëta – joint venture, nëpërmjet partneritetit publik-privat, ku KAYO bën pjesë. Në inventarin e Forcave të Armatosura kanë hyrë tashmë 40 mjetet e para të prodhuara dhe shumë shpejt do të fillojmë edhe prodhimin e municionit të lehtë”, theksoi më tej, ministri Nufi.

Ndër të tjera, ai u ndal edhe Fincantieri Albania dhe tek prodhimi i pajisjeve individuale mbrojtëse për Forcat e Armatosura dhe institucionet e tjera të sigurisë:

“Me Fincantieri Albania, falë partneritetit me një lider prestigjioz të prodhimit të anijeve, nuk po blejmë thjesht anije: po fuqizojmë aftësitë shqiptare për të ndërtuar këtu, për të prodhuar për veten dhe për të eksportuar tek vendet e tjera aleate. Pajisjet individuale mbrojtëse, për Forcat e Armatosura dhe institucionet e sigurisë, produkte që deri dje importoheshin, tashmë do të prodhohen në Republikën e Shqipërisë sipas standardit më të lartë ndërkombëtar”, nënvizoi ministri Nufi.

Kjo industri, theksoi ministri, nuk duhet të shihet vetëm si një çështje sigurie, por edhe si një mundësi për punësim, teknologji, prodhim vendas dhe zhvillim ekonomik.

“Këto janë vetëm hapat e parë, hapa që pas 17 vitesh si përfituese e sigurisë së Aleancës, Shqipëria po i shndërron gjithnjë e më shumë në hapa konkretë për të qenë kontribuuese e saj faktike. Dhe ky është një fakt që duhet të bëjë krenarë të madh e të vogël; të majtë e të djathtë. Nëse për dekada me radhë, mbrojtja ishte një faturë, sot po ndërtojmë një industri specifike të lidhur më të! Një industri që prodhon siguri, teknologji, kapacitete dhe që gjeneron punësim, edhe këtu në Shqipëri garanton që kemi kapacitetet e duhura për sigurinë e vendit”, përfundon mesazhin e tij Nufi.

40 armatosura industria mbrojtjes nufi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elton Ilirjani sjell Parashqevi Simakun në New York Fashion Week me një homazh emocionues

13:24 / September 13, 2026

Rama: Shqipëria drejt marrëveshjes me një rrjet të madh universitar në Londër, në plan hapja e 4 universiteteve të reja

12:06 / September 13, 2026

Më 15 shtator shqyrtimi i masës në Gjykatën e Lartë, Veliaj: Ende nuk e kam humbur shpresën

11:45 / September 13, 2026

27 plumba shpojnë “Audin” në Urakë të Matit, 2 kallashnikovë gjenden në një “Golf” të djegur

10:44 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.