Duket se viti 2020 do të jetë i ‘pushtuar’ nga viruset.
Koronavirusi prej 6 muajsh ka pushtruar botën, ndërsa tani si duket virusi Nil është rishfaqur.
Mediat greke bëjnë me dije se ka shkuar në 5 numri i të infektuarve në bashkinë e Xanthit.
Ajo që e bën më shumë shqetësuese këtë është se të 5 personat e infektuar kanë shfaqur simptoma të rënda.
Në të gjithë vendin, 39 persona janë infektuar me virusin Nil, ndërsa 6 kanë humbur jetën.
