Dogana në Rinas ka sekuestruar një sasi prej 22 mijë paund të padeklaruara. D. T po vinte nga Britania e Madhe dhe e kishte sasinë e parave në valixhe, pa i deklaruar tek autoritetet përkatëse.
Kështu bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave e cila njofton se sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve të linjës ajrore Wizz Air me intenerar Luton – Rinas, kostatuan se shtetasi me inicialet D.T. në valixhe dhe trup kishte të padeklaruara një sasi prej 22.000 paund, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.
Sezoni turistik rrit dhe numërin e hyrje-daljeve në vendin tonë. Kjo bën që dhe strukturat tona të rrisin edhe më tepër kontrollet, sidomos në aeroportin e Rinasit.
Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve që strukturat doganore, në të njëjtën linjë udhëtimi kapin sasi valute cash të padeklaruar.
