Një prej bizneseve më të mëdha të naftës në Porto Romano është gjobitur në shumën e 350 mijë eurove.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e inspektimit ku është zbuluar depozita me mangësi në deklarimin e 233 mijë litra benzinë.
“Operacioni i kthimit në ligjshmëri do të prekë çdo magazinë doganore; jo vetëm për karburantin, por edhe për produktet e tjera të akcizës, për t’u përballur me #Zero Tolerancë ndaj abuzuesve”, shkruan Rama.