Joni dhe Mario janë dy nga miqtë e banorit më të pëlqyer brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Gjatë një interviste televizive, ata thanë se ka gjëra që nuk i pëlqejnë te Kiara.
Joni tha që, nëse do ishte në vendin e Luizit nuk do e duronte dot atë (Kiarën).
Joni: Të shoh Luizin duke qarë për një femër… nuk e kam parë. Dua ta besoj se është e vërtetë. Kiara ka momentet e veta, ku nuk është e sigurtë. Ka gjëra që mua nuk më pëlqejnë. Të jem unë, i them ‘ik moj, një jetë kam’. Nuk do e duroja. Luizi është shumë i përfshirë, po e duron shumë, ndaj them është shumë i përfshirë me Kiarën.
Mario: Luizi është shumë i dashur, mundohet të japë gjithçka. Ndikon edhe shtëpia. Sjellja ndaj të tjerëve.
Joni: Për Kiarën ndikon shtëpia.