Një kolumbian është vënë në pranga nga policia e Barcelonës pasi po transportonte një sasi prej gjysmë kg kokainë.
Zyrtarëve të policisë së aeroportit u bëri përshtypje parukja e tij e çuditshme dhe sjella nervoze. Kur i kërkuan të hiqte parukën u zbulua se ai kishte të ngjitur pas koke një sasi prej 503 gr kokaine.
Spanja njihet si një nga destinacionet më të përdorura të trafikut të drogës së kokainës, dhe persona transportues në sasi të vogla janë kapur shpesh. Ata kanë zgjedhur mënyra të ndryshme të fshehjes, si gëlltitje apo në pjesë të trupit, por kurrë nuk kishte bërë vaki që kokainë të fshihej në kokë, nën paruke.
Sipas studimeve të Bashkimit Evropian, Spanja është konsumatori i gjashtë më i madh i BE-së për kokainë. Mbretëria e Bashkuar kryeson listën, e ndjekur nga Holanda, Danimarka, Franca dhe Irlanda.