Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Nuk do të bashkëpunojmë”, Alibeaj reagon ndaj deklaratës së Berishës

20:16 / March 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha alibeaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, pas deklaratave të këtij të fundit se nuk do të bashkëpunojë me palën tjetër.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Alibeaj tha se PD do të regjistrojë kandidatët për kryetar bashkie dhe këshillat bashkiakë, dhe se dora vazhdon të jetë e shtrirë për bashkëpunim.

“PD nuk është e imja, nuk është e askujt me emër nominal, por PD është e të gjithë demokrateve që kanë vendosur sakrificën e tyre tek ajo logo dhe sistem vlerash që PD mbart. Tek PD bëjnë pjesë të gjithë ata, edhe ata që mendojnë ndryshe. Qëndrimi që kemi mbajtur është bërë i qartë për shumë kohë dhe për shumë optika dhe këndvështrime. Shqipëria shkon në zgjedhje, zgjedhjet nuk janë të partive politike, janë për qytetarët. Sidomos në këtë situatë kaq të rëndë ekonomike, të mungesës së shtetit të së drejtës, të shpopullimit masiv, interesi primar është interesi i qytetarëve. PD ka këtë interes dhe në funksion të këtij interesi do bëjë gjithçka për të bërë bashkë shqiptarët  e pakënaqur në mënyrë që më 14 maj të bashkojmë forcat dhe për ti bërë ballë këtij regjimi, qoftë në pushtetin qendror, por edhe lokal”, tha Alibeaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.