Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nuk do të shkoj askund/ Biden u jep fund spekulimeve: Do të vijoj garën deri në fund

16:21 / July 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1719994045xjoe biden xr 1 796
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden e ka konfirmuar se nuk do të largohet nga gara për president dhe se do të vazhdojë deri në fund. Biden u shpreh se nuk do të largohet dhe në këtë mënyrë u ka dhënë fund spekulimeve për tërheqjen e mundshme nga gara presidenciale pas performancës së dobët në debatin me Trump. Në telefonatat me stafin e fushatës dhe takimet me ligjvënësit dhe guvernatorët demokratë të mërkurën, kreu i Shtëpisë së Bardhë u zotua se do të qëndrojë e nuk do të shkojë askund.

”Askush nuk po më përzë. Nuk do të largohem. Do te jem në këtë garë deri në fund”, tha presidenti në një email të shpërndarë nga ekipi i fushatës.

Kjo gjë u konfirmua më vonë edhe nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, teksa ju përgjigj pyetjes nëse presidenti do të tërhiqej.

“Absolutisht jo. Ju e dëgjuat këtë edhe nga ekipi i fushatës”, tha ajo.

Presidenti u takua virutalisht dhe në person me 24 guvernatorë demokratë dhe kryebashkiakun e Uashingtonit të mërkurën në mbrëmje për t’i siguruar ata se është ne gjendje të vijojë detyrën pas paraqitjes së dobët në debat. Vetëm 3 prej guvernatorëve, ata të Nju Jorkut, Minesotës dhe Merlendit u prononcuan për gazetarët duke u zotuar të mbështesin Biden, pas atij që cilësuan diskutim i sinqertë.

“Presidenti na ka përkrahur gjithmonë. Dhe tani ne do ta përkrahim gjithashtu”, tha Wes Moore Guvernator i Maryland.

Sakaq guevernatori i Minesotës Tim Walz, pranoi performanca e Biden në debatin me Trump kishte qenë e dobët, por se ai e ndjente se Biden ishte i përshtatshëm për detyrën.

joe biden
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.