Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Nuk doja vetëm Serbinë”, Reja zbulon prapaskenat me Brojën

20:14 / December 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
reja51
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trajneri i Kombëtares shqiptare thotë se e pret krahëhapur shortin e Ligës së Kombeve ku do të përballemi me kundërshtarë si Islanda, Rusia dhe Izraeli.

“Ajo që më interesonte më shumë ishte largimi i Serbisë nga grupi. Gjithashtu, nuk doja edhe Norvegjinë. Nuk është keq si grup. Rusia ka humbur ndaj Kroacisë, por është një ekip i fortë. Për ne do të jetë një test i rëndësishëm për të treguar nëse e meritojmë këtë kategori dhe nëse jemi rritur. Këto transferta do të jenë shumë të gjata në rrugëtimin nga Rusia në Izrael dhe Islandë, do të jetë problem për organizimin e udhëtimeve. Dua të kem vetëm gjendjen më të mirë të lojtarëve. Broja ka shumë potencial të madh. Unë e kam kritikuar sjelljen e Brojës që duhet përmirësuar. Asnjëherë nuk i kam vendosur në dyshim aftësitë e tij. E pres krahëhapur Brojën dhe të gjithë lojtarët e tjerë. Vetëm se futbollistët duhet të japin gjithçka edhe kur nuk janë me topin në zotërim”, tha Reja për RTSH.

Më pas, trajneri i Kombëtares komentoi edhe përplasjet e raportuara me Brojën muajt e fundit: “Broja nuk ka pasur sjellje shumë pozitive së fundmi, për dëmtime apo për mënyrën e sjelljes. Ai është një djalë që ka potencial, por flitet shumë për të. Mua nuk më pëlqen të flas individualisht, flas për Shqipërinë e për të gjithë, nuk ka një lojtar më të fortë. Kemi bërë rezultate për meritë të skuadrës.

Për potencial mund të jetë shumë i vlefshëm, por duhet të përmirësohet shumë në sjellje. Unë i pres të gjithë, i kam krahët e hapur dhe i përqafoj të gjithë, nuk përjashtoj asnjë. Por sjelljen dhe punën për ekipin duhet ta bëjnë të gjithë. Ka dy faza, kur ke apo jo topin, unë dua lojtarë që interpretojnë njëlloj të dy fazat dhe lojtarët e dinë mentalitetin tim. Kush nuk punon për ekipin nuk mund të bëhet pjesë e këtij grupi”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kombëtarja nis grumbullimin, Manaj e Ramadani: Të japim më të mirën në këto ndeshje për të arritur objektivin

16:02 / September 21, 2026

Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian

09:47 / September 19, 2026

Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu

15:58 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.