Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Nuk duhet falur askush”, Rama vendos ‘piketat’ e punës për rrugën në BE: Siguria ushqimore problematike

12:12 / January 16, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6523
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në mbledhjen e mbajtur sot me grupin parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, u është drejtuar atyre duke u thënë se këto dy vite janë shumë të rëndësishme dhe të vështira pasi do duhet të bëhet gati ‘terreni’ për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Ai tha se ky është një proces i veçantë dhe që kërkon angazhim dhe qartësi për punën që do duhet bërë për të arritur këtë objektiv.

“Puna që kemi para këtë vit është e një natyre të veçantë për shkak të negociatave me BE dhe për shkak të domosdoshmërisë që në një hark kohor të shkurtër, Shqipëria të përmbushë të gjitha kushtet për të mbyllur negociatat e anëtarësimit.

Akoma sot edhe brenda grupit tonë parlamentar, dhe lere më pastaj brenda partisë e në opinionin publik, nuk ka një kuptim të qartë për çfarë do thotë në pikëpamje të sfidës dhe barrës së detyrimeve përmbushja e kushteve për të dalë me sukses nga procesi i negociatave dhe përmbushja pastaj e kushteve për të përballuar përfshirjen në një realitet të ri, një treg prej 450 milionë njerëzish, ku Shqipëria e integruar do të jetë një pikë uji në oqean. Sfida për sektorin prodhues dhe institucionet do të jetë e shumëfishtë.

Jemi duke negociuar periudhat e ndërmjetme pas anëtarësimit që t’i japim mundësi vendit që të jetë gati të përmbushë kriteret.  Kjo është diçka që është pjesë e mekanizmit të anëtarësimit, që e kanë bërë dhe vende përpara nesh”, tha Rama.

Një nga pikat që duhet shumë kujdes dhe punë, është ajo e sigurisë ushqimore, që sipas Ramës ka ende shumë punë për t’u bërë.

“Jemi larg në raport me kriteret e sigurisë ushqimore sipas BE. Kjo do të thotë që në momentin e anëtarësimit e më pas kur përfundon periudha e ndërmjetme, asnjë ushqim i prodhuar në Shqipëri nuk do mund të shitet jashtë vendit, por që do të thotë që edhe në Shqipëri mund të bllokohen nëse nuk përmbushin kriteret. Në skenarin më pesimist, do të thotë që gjithçka që hahet të importohet. Për këtë arsye duhet një super punë dhe një super vendosmëri nga ana jonë si vendimmarrës për të mos falur asgjë dhe askënd në emër të nevojës që të vazhdojë të punojë. Do vendosen të gjithë në pozita të forta përgjegjshmëria dhe pune, se në rastin më të mirë janë vetëm 10 vjet përpara. Nuk kemi lirinë që pasi negociojmë, të diskutojmë”, tha Rama.

BE kryeminisrri piketat Rama rruga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.