Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

“Nuk duhet të bëjmë të mençurin”, ekspertja e ekonomisë: Deklarimi në DIVA i fitimeve nga kriptovalutat

09:31 / February 27, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8511
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Plotësimi i Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, e njohur si DIVA, një detyrim ligjor, erdhi vitin e kaluar me risinë që përfshin edhe të gjithë influencer-at në vend.

Por, deklarimi në DIVA duhet të bëhet edhe për të gjitha fitimet e marra nga kriptovalutat, siç shprehet ekspertja e ekonomisë, Etleva Treska, e ftuar sot, 27 shkurt, në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan.

Treska shprehet se ka një numër të konsiderueshëm personash të cilët deklarojnë të ardhurat e tyre nga kriptovalutat dhe se është diçka që njihet në shtet.

“Risia e vitit 2025 është se kemi një sektor ku mund të deklarojmë fitimet që kemi nga kriptovalutat. Ka shumë që e bëjnë këtë gjë. Ka shumë që fitojnë. Çdo muaj ne kemi regjistruar fitimet që kemi realizuar nga kriptovalutat dhe në fund fare ne bëjmë deklarimin për pjesën që kemi fituar dhe atë që kemi paguar. E njeh shteti, sepse në 2019 është miratuar ligji në tërësi, por nuk zbatohej duke qenë se nuk kishte akte normative, teknologji dhe burime njerëzore. Tashmë, në dhjetor, është bërë miratimi edhe i akteve dhe ne tashmë i bëjmë të tëra, vetëm mining nuk na lejohet në kriptovalutë, domethënë të krijojmë vetë. Tregtia njihet”, tha ajo.

Por si mundet shteti të dijë që dikush është i integruar në këto ‘site’ që promovojnë kriptomonedhën? Siç shprehet ekspertja, këto faqe lënë gjurmë. Për këtë arsye, Treska bën thirrje për të gjithë ata të cilët mendojnë se nuk kanë nevojë të bëjnë këto deklarime, që duhet t’i bëjnë në mënyrë që të mos përballen me penalitete.

“Sistemi blockchain është kaq i fortë, që rrëzon edhe sistemin bankar. Pse? Sepse në banka mbyllet llogaria pas dy vitesh, ndërsa gjurma që lë në sistemin blockchain, çfarëdo që të bësh ti, edhe të sjellësh Zotin në Tokë, nuk fshihet. Sot shteti është i varfër në pjesën e kontrollit. Por nesër, kur të bëjë kontroll, sepse kanë të drejtën të bëjnë kontroll tërë jetën, hyjnë dhe gjejnë gjurmë. Kështu që nuk duhet të bëjmë të mençurin sot edhe nesër të kemi penalitete”, tha ajo.

deklarimi diva Ekonomisë ekspertja kriptomonedha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.