Ish deputetja e PD-së, Grida Duma deklaroi se çdo pjesëtar i saj ka detyrën që të bëjë më shumë. Ajo shtoi se qëllimi i partisë më të madhe opozitare është që të kthehet në një alternativë shumë më të mirë se sa pozita aktuale.
“Ka pasur momente që po të përmendeshe si një emër që ishte i rëndësishëm në një parti, ishe blasfemike për karrierën politike. Shumë nga njerëzit që marrin pjesë në politikë, kanë shqetësimin se mos bezdisin 1-shin. As kam menduar ndonjëherë se ka ndonjë model, që fajin e ka vetëm njëri, pra kreu i sistemit.
Nuk mundet që në asnjë moment të sulmojmë 1-shin. Një pjesë e madhe e përgjegjësisë i bie çdo njërit në Partinë Demokratike. Pa dyshim që duhet pritur më shumë nga kushdo që drejton.
Të gjithë shqiptarët shikojnë opozitën, jo Edi Ramën. Nuk duhet ta shikojmë veten si forcë politike, e cila sot është më pak e keqe se… Ne duhet ta shikojmë si forcë që jemi shumë më e mirë se…”, tha Duma në emisionin “360 granë” në Ora News.
Por ajo mendon se nga kreu i PD-së, duhen më shumë fjalë të vërteta, që edhe ai të ketë suksesin e Albin Kurtit.
“Padyshim më shumë fjalori i vërtetë duhet nga opozita. Kur e them këtë nuk nënkuptoj që pjesa racionale e të gjithë argumentimit nuk duhet të ekzistojë, por duhet të shkojmë drejt një fjalori shumë më goditës, shumë më të qartë, më të shkurtër, diferencues”.