Të gjithë tashmë e dimë që më 19 prill do të publikohet kënga e re e motrave Istrefi dhe është vetë Era që flet për këtë në profilin e saj në Instagram.
Një ditë më parë ajo postoi në Instastory foto ku kishte etiketuar të motrën, me datën 4/19, ndërsa sot ka bërë të ditur dhe titullin e këngës, “Nuk e di”, përmes një posteri ku shfaqet bashkë me Norën.
Lexo edhe: Pritjes po i vjen fundi! Motrat Istrefi një këngë së bashku
“Nuk e di 19 prill!!! A jeni gati”, shkruan Era. Sigurisht që jemi gati dhe mezi po presim të shijojëm këngën e re që premton sukses.
