Freddie Mercury i treguar nga dy miqtë e tij të mëdhenj, Brian May dhe Roger Taylor. Bateristi dhe kitaristi i Queen kanë folur për “Grazia” ku kanë treguar prapaskenat që janë dhënë në filmin “Bohemian Rapsody”, mbi figurën e këngëtarit britanik.
“Në vitet e para, kur nuk kishim shumë para mënjanë, ndanim dhomat e hotelit, dhe une isha me Mercury; e di shumë mirë se sa vajza e vizitonin”, thotë May, duke theksuar se e kishte injoruar për vite me radhë homoseksualitetin e Mercury.
Por konfliktet e Freddie nuk ishin të lidhura vetëm me sferën seksuale. Taylor shton: Privatisht ishte i ndrojtur, në publik ishte e kundërta; mbi vete mbante jo vetëm peshën se ishte fytyra më popullore e grupit, por edhe atë mes nesh që mbante atë stil jete që bëri kurioze mjaft paparacët dhe gossip”.
Showman që shfaqej në skenë ishte shumë ndryshe nga ai në jetën private. “Për shumë prej fansave tanë Mercury është mbi të gjitha gjiganti i sigurtë në vetvete që dominonte në skenë. Por ai ishte dhe ai djali i vogël i pasigurtë, që punonte si shkarkues bagazhesh në aeroport dhe që në kohën e lirë koleksiononte pulla”, vijon Brian.
