Arben Bobani, një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka sjellë në kujtesë skenat e tmerrit që ka përjetuar gjatë masakrës në burgun e Dubravës.
Gjatë një interviste në “Oxygen”, me lot në sy, ai u shpreh se gjithçka do të falte në jetë, përveç pushkatimit të një 15-vjeçari.
“Çfarëdo marrëveshje lë të bëjnë, çfarëdo, unë do ta marrë me rezerva. Ka qenë një i ri, as 16 vjet s’i ka pasë. Ai e kërkonte vëllanë e vet. I thoshim: Fshihu more! Ai doli në lendinë, e goditi në kokë, skenë që s’e harroj kurrë. Krejt ua fali atë djalë nuk ua fali kurrë”, rrëfeu Bobani.
Forcat jugosllave dhe serbe pranë NATO-s bombarduan burgun më 19 maj dhe 21 maj 1999. Rreth 99 të burgosur, shqiptarë të Kosovës, u ekzekutuan pa ndonjë urdhër gjyqësor, ndërsa rreth 200 të tjerë u plagosën.