Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

‘Nuk e kam bërë tamponin!’, gazetari i njohur shqiptar tregon si e mësoi që ishte me COVID-19

21:19 / July 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gazetari Bledi Strakosha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Bledi Strakosha njoftoi dy ditë më parë se ishte prekur nga Covid-19. Ai tregon se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ka përjetuar simptomat e zakonshme të virusit. Strakosha tregon se mësoi se ishte i infektuar jo nga tamponi, por nga skaneri i mushkërive.

“Për fat me shëndet jam mirë. Simptomat e mia edhe për shkak të trajtimeve edhe të vëmendjes që kam marrë nga mjekët kanë bërë që simptomat të lehtësohen. Kisha një dhimbje fyti të tmerrshme që me zor arrija të kapërdihesha e jo më të ushqehesha. Përveç fytit kisha edhe rrufë. Temperatura më shkoi 37,5 jo shumë e lartë, por që tregonte që diçka nuk shkonte me trupin tim. Unë jam nga ata personat që shkoj menjëherë tek mjeku. Nëse ne shkojmë në spital që në simptomat e para edhe mjekëve ua bëjmë punën më të lehtë. Në ditët e para kam bërë një skaner. Unë jam identifikuar se jam me Covid19  me skaner. Nuk kam bërë tampon. Kam bërë një telefonatë tek 123 dhe po pres të bëj edhe një tampon. Skaneri zbuloi edhe që unë kisha marrë një dëmtim të lehtë të mushkërisë për shkak të koronavirusit.  Është një virus tinëzar. Nuk e kupton në momentin e parë. Për sa i përket prindërve të mi që kur u hap pandemia unë nuk i kam takuar. Madje mamaja ime kishte ditëlindjen, po nuk e kemi festuar. Më vonë i kam marrë prindërit që të dalin sepse ata ishin komplet të izoluar. Kemi pirë një kafe në Dajt, por tashmë janë në shtëpi dhe janë mirë. Fatmirësisht nuk janë infektuar. Por u duhet bërë një tampon edhe atyre”, tha gazetari për “Report TV”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.