Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Nuk e njihte njeri në Kukës, do isha unë deputet”, Safet Gjici ndryshon qendrim për Mimi Kodhelin

16:59 / September 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kodheli gjici
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak orë pasi kryeministri Rama i besoi drejtimin politik të qarkut të Kukësit, kryebashkiaku Safet Gjici thotë se e përkthen si një përgjegjësi të madhe këtë detyrë, por hedh kritika ndaj ish të deleguarës, Mimi Kodheli.

Sipas kryebashkiakut Gjici, Kodheli s’ka qënë e njohur aspak në Kukës e megjithatë PS e solli atë si kryesuese të listës.

Gjici shpreh bindje se ai do të ishte deputet i kësaj zone që në vitin 2017 dhe jo Kodheli nëse do ishte sistemi i tanishëm zgjedhor, ai me listat e hapura.

“Natyrisht që Mimi Kodheli ska qenë e njohur fare në qytetin e Kukësit por partia e solli si kryesuese të listës për deputetë në qarkun e Kukësit. Natyrisht partia dhe ne ishim të bindur për ta mbështetur dhe e mbështetëm dhe sot ajo ka mandatin e deputetit.

Tashmë kemi një sistem tjetër zgjedhor, zgjedhje të drejtpërdrejta ku individi që do të marrë më shumë vota do të dalë deputet. Nëse në 2017 do të ishte ky sistem zgjedhor sot në parlamentin e Shqipërisë do të isha unë deputet dhe jo Mimi Kodheli”, tha Gjici.

Pas këtyre deklaratave Gjici mesa duket ndryshoi qëndirm duke u shprehur se ka patur marrëdhënie dhe bashkëpunim të shkëlqyer me Kodhelin. Në një postim në Facebook, Gjici shkruan se vazhdon që të ketë bashkëpunim të shkëlqyer me ish të deleguarin politik të qarkut të Kukësit, Ilir Beqja dhe deputeten Mimi Kodheli duke cituar se në familjen politike të PS, të gjithë kanë qëllim fitoren e Partisë Socialiste.

STATUSI NE FACEBOOK
Të nderuar miq dua të bëj një reagim të detyruar në lidhje me keqinterpretimin që i ishtë bërë deklaratës sime sot në media.
Unë kam patur dhe vazhdoj që të kem marrëdhënie dhe bashkëpunim të shkëlqyer me ish të deleguarin politik të qarkut Kukës z.Ilir Beqja dhe deputeten znj.Mimi Kodheli ku kemi bërë shumë punë së bashku✅
Në familjen tonë politike të gjithë jemi për një qëllim,fitoren e Partisë Socialiste.💪💪💪

Mimi Kodheli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.