Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nuk e paskemi ditur emrin e vërtetë të Jonida Maliqit, por as moshën

20:05 / December 28, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jonida maliqi e1457448072682 780x439
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të ngatërrosh moshën dhe emrin e personazheve të njohur është një prej gjërave që ndodh më shpesh, madje jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë. Nuk janë të rralla edhe rastet kur vetë personazhet janë prezantuar me emra të tjerë në publik, ndërkohë që të tjerë kanë në pasaportë.Ju, me siguri, e mbani mend rastin e Aurela Gaçes, që në pasaportë mbiemrin e ka Gaçaj. Askush nuk e kishte ditur më parë derisa vetë këngëtarja e zbuloi kur ishte e ftuar në “Xing me Ermalin”.

Edhe Jonida Maliqi, ashtu siç e kemi njohur të gjithë, nuk paska këtë mbiemër në pasaportë. Sot, ajo ka postuar një foto nga pasaporta, në të cilën lexohet qartë mbiemri Maliqaj. Meqenëse të gjithë e njohim Jonida Maliqi, fotoja qarkulloi shpejt dhe lajmi mori dhenë.

Por nuk qenka vetëm mbiemri. Shumë është aluduar edhe me ditëlindjen e këngëtares, aq sa, sa herë ajo feston ditëlindjen në mars, numri i viteve është i ndryshëm nëpër lajme.

Në të vërtetë, këtë vit, Jonida postoi vetë një foto me numrin 35 në Instagramin e saj, edhe pse, në të vërtetë, gabimi në këtë rast është i Wikipedia-s, sepse aty viti i lindjes së këngëtares është 1982.

Gjithsesi, ju e dini që edhe Wikipedia gabon në shumë raste. Ashtu siç ka gabuar për shumë vite edhe me ditëlindjen e Bleonës. Derisa vetë këngëtarja deklaroi se ditëlindja e shënuar në internet është e pasaktë.

Në fakt, vitet janë thjesht dhe vetëm në pasaportë si për Jonidën, ashtu edhe për Bleonën, sepse asnjëra prej tyre nuk e tregon moshën që ka. Vitet e tyre le t’i mbajë pasaporta, ndërsa kohën e kanë vetë në menaxhim. Ose jo, meqë koha e tyre nuk e njeh më orën.

640 0 5c264eb033778

640 0 5c264eb033778

Bleona Jonida Maliqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.