Për shkak të temperaturave të larta, shumë njerëz e kanë të vështirë të bëjnë një gjumë të lehtë.
Por, ka disa gjëra që mund të bëni për të mposhtur nxehtësinë.
Nëse e keni të vështirë të bini në gjumë, ngrihuni dhe bëni diçka qetësuese. Provoni të lexoni ose të shkruani. Vetëm kini kujdes që të mos shikoni telefonin tuaj ose të luani video lojëra – drita blu na bën të ndihemi më pak të përgjumur dhe ky aktivitet është stimulues.
Mund të mbushni një shishe me ujë të ftohtë dhe ta vendosni pak minuta para se të shtriheni te gjunjët, kyçet, qafa, ijet apo bërrylat.
Përdorni pizhame pambuku dhe çarçafë të hollë. Pambuku është materiali më i përshtatshëm për të fjetur me temperatura të larta.
Një tjetër këshillë është që të mbyllni perdet dhe të siguroheni që të mbyllni dritaret në anën me diell të shtëpisë tuaj.
Ushtrimet fizike i kryeni mëngjes dhe jo në mbrëmje, për të ndaluar trupin që të nxehet shumë.