Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Zgjedhja e Editorit

“Nuk erdhën njerëz me kollare”. Rrëfehet Astrit Hatellari, personi që i vuri lakun statujës së Enver Hoxhës

18:40 / February 20, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
safe image 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Njeriu që i vuri lakun statujës së Enver Hoxhës, Astrit Hatellari, kujton pas 28 vitesh se çfarë ndodhi në 20 shkurt të vitit 1991. Ai na tregon se si hija e Enver Hoxhës, i cili për 45 vjet kishte qenë Zot në vendin tonë, vazhdonte që t’i ndiqte njerëzit edhe pas vdekjes së tij, prandaj rrëzimi i statujës shënon simbolikisht rrëzimin e diktaturës. Edhe sot ai e kujton atë moment, si një rastësi ose fat, që i takoi atij, por që nuk e quan vlerë të jashtëzakonshme, pasi ajo që ndodhi atë ditë, do të ndodhte gjithsesi 

“Ishte një ëndërr për t’u hedhur hija e Enver Hoxhës, se personi nuk jetonte më fizikisht. Njerëzit nuk dinin çfarë të bënin. Para se të vinim këtu u bë një miting i madh. Edhe nisëm të zbresim drejt sheshit. Si të gjithë të tjerët patëm probleme tek televizioni. Isha mes 20 vetëve të parë që erdhëm, kishte pak njerëz. Njerëzit po shtoheshin. Nga katër anët kishte mitraloza dhe snajperë me dylbi. Të gjithë ishim bërë gati. Donim që të hiqnim atë që kishte kaluar njeriu shqiptar në 45 vite”, tha Astrit Hatellari.

Në shesh Hatellari kujton vetëm njerëzit e thjeshtë, ndërsa politikanët e kohës vetëm  prisnin që të merrnin pushtetin.

“Këtu nuk erdhën njerëz me kollaro. Partia Demokratike nuk ka asnjë lidhje në këtë pjesë. Inteligjenca shqiptare nuk erdhi, ata prisnin të vriteshin njerëz që të merrnin pushtetin” , është shprehur Astrit Hatellari

Hatillari shton më tej se për rrëzimin e statujës nuk ka pasur asnjë  organizim. Gjithçka është vendosur në shesh.

“Populli ishte mbledhur i gjithë. Fillimisht i dhamë statujës së diktatorit me trup. Ishim  rreth 40 veta. Këtu ishim vetëm qytetarë, që nuk kërkonim asgjë, donim vetëm që të hiqnim tmerrin që i kishte mbetur këtij vendi. Hoqëm pllakat, për t’u mbrojtur, jo për shkatërrim. Nuk ka pasur organizim. Ndaluam një makinë IF. Provuam me kallo edhe një litar në fillim. Provuan edhe të tjerë para meje. Më pas u ngjita sipër, nga mbrapa ishte dora. Në shesh kisha nusen, motrën edhe fëmijët. Ne bëmë punën tonë për të hequr hijen e madhe që ishte ngulur në këtë vend, derisa erdhi një litar tjetër dhe një kavo dhe në fund fare e tërhoqëm. Më pas se si u tërhoq është një problem tjetër”, shtoi ai

Astrit Hatellari i cili para katër vitesh u vlerësua me medaljen “pishtari i demokracisë”, të cilin e dorëzoi sërish, përfundon se këtë veprim  e ka bërë për të gjithë ata njerëz të thjeshtë edhe intelektualë, që zëri i tyre nuk u dëgjua kurrë.

Astrit Hatellari ENVER HOXHA statuja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Do rijetëzohen rezidencat qeveritare, mes tyre dhe ish-vila e Enver Hoxhës në Vlorë

11:00 / June 4, 2025

Zhduket statuja e Melania Trump në Slloveni

19:52 / May 15, 2025

”Rama do mandat për t’u pasuruar”, Berisha: Sarajet i ka sa 2-fishi i vilës së Enver Hoxhës

17:58 / April 4, 2025

Berisha: Enver Hoxha është ”Hitleri shqiptar”, vendosi një diktaturë të 3-fishtë

19:27 / February 20, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.