Një 37-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi kishte vjedhur një makinë, ku brenda tij ishin dy fëmijë 4 dhe 8 vjeç.
Babai i fëmijëve, nga Florida, kishte bërë denoncimin për vjedhjen e mjetit dhe rrëmbimin e fëmijëve të tij. Jonathan Pazmino Alvarez menjëherë kishte marrë masat për ndjekjen e personit që kishte marrë fouristradën.
“Daily Mail” shkruan se brenda pak minutash, i dyshuari, Kevin Smith u ndalua nga policia, e cila ndaloi trafikimin e fëmijëve.
Në momentin kur Alvarez hapi derën e automjetit, fëmijët i thanë menjëherë oficerit se makina nuk i përkiste burrit që ishte në timon. Policia i tha 37-vjeçarit që të dilte nga makina dhe të dorëzonte çelësat, por fillimisht nuk pranoi.
“Nuk jam unë”, përsëriste ai vazhdimisht, teksa Alvarez i thoshte: “Duhet të dilni nga makina”.
Por Smith vazhdoi të refuzonte urdhrat e oficerit për të dalë nga automjeti.
“Do të më godasësh me grusht!”, dëgjohet të thotë Smith në një video të postuar nga mediat e huaja, i cili njëkohësisht refuzoi të lëvizte nga sedilja e shoferit.
